Hapësire reklamuese

Politikë

“Rama iu hakërrye SPAK sepse i dënoi zyrtarët”, Belind Këlliçi: Ushtroi presion ndaj organeve të drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
“Rama iu hakërrye SPAK sepse i dënoi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njëkohësisht përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, reagoi pas deklaratave të Ramës, duke thënë se kryeministri iu hakërrye drejtësisë dhe SPAK, pasi i ka dënuar zyrtarët e PS.

Në një deklaratë për mediet, Këlliçi e quajti si Kongresin e PS si Koongresi i hashashit, ndërsa u shpreh se skenarët me drejtësi politike i shërbejnë destablizimit të vendit.

“PS sot tregoi para çdo shqiptari se ështënjë parti e kalbur nga korrupsioni. Sot nuk kishte asnjë lloj plani për të shpëtuar shqiptarët nga krizat. Në vend të planit për vendeve të reja të punës, në vend që të tregonte investimet që sillnin rritje rrogash, sot ai kërcënoi me burg opozitën.

Sot shqiptarët panë sesi imitimi i praktikave komuniste ku sa më i madh është rrënimi ekonomik sot kaloi në perfeksion. Sot Ramën do e kishin zili edhe diktatorët më të mëdhenj për shfaqjen e shëmtuar që na dhuroi. Është i patolerueshëm presioni që Edi Rama ushtroi ndaj institucioneve të drejtësisë. Kongresi i hashashit duhet të quhet edhe kongresi anti-SPAK. Sot pamë sesi “Rilindja” vdiq sepse Rama u kërkoi deputetëve dhe socialistëve që të mos e përmendin më si term sepse është dështim", u shpreh Këlliçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll