Hapësire reklamuese

Politikë

Rama ironizon protestën e PD në Elbasan: Ata njohin sportin e hedhjes së gurit

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me mësuesit e Elbasanit ku ndër të tjera ka theksuar shpërndarjen e 108 mijë teksteve shkollore falas.

Rama kritikoi gjendjen e këndit sportiv të shkollës ku organizoi takimin, duke ironizuar protestuesit opozitarë që ndodheshin vetëm disa metra larg tij.

“Këndi sportiv nuk duhet të jetë ashtu. Por koshat e basketbollit nuk shkojnë me tekstet e oksfordit që kemi ne. Këto kosha basketbolli janë për ata që bërtasin aty ke rruga, jo për ne. Pavarësisht se ata nuk lozin dot basketboll sepse nuk njohin topin, njohin gurin. Nuk ka sport me hedhje guri, ka por është në tjetër vend”, u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu