Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Rama ironizon nga Kavaja: Luli e bën gjumin “top” kudo që ta lësh, Shpëtim Idrizi ngrihet me sytë e kuq nga gjumi deri në 2 pasdite, Vangjel Dule me vetullat 2 kate…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kavajës, ku gjatë fjalës së ti para qytetarëve ka ironizuar kandidatët e PArtisë Demokratike.

Për kryedemokratin Basha ai tha se mund të flejë kudo që ta lësh, por nëse qytetarët zgjedhin Bashëbn, taksa nuk do të jetë 0 por 9%.

Rama ironizoi edhe kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizin, për të cilin tha se ngrihet nga gjumi në orën 2 pasdite me sytë e kuq, që njerëzit të mendojnë se atij i vlon gjaku për Çamërinë dhe kushedi sa grekë do vrasë.

Ndërsa për Shpëtim Idrizin kryeministri tha se del me vetullat me dy kate, sikur është gati të vrasë Shpëtim Idrizin.

“Për modë ndiq Saliun, por për punën tënde do ndjekësh Edi Raman, sepse kur e merr një gomar për punë, nuk e sheh nga ngjyra, por e sheh i mbajnë apo jo këmbët. Edhe qytetarët kur marrin vaksinën, nuk i thonë infermieres “je me ne apo me Edi Ramën”. Luli thotë do bëjmë taksën e sheshtë. Kjo taksë është e njëjtë për të gjithë, por e hanë më të vëgjëlit. Ia vlen që të heqësh lekët nga buka e shtëpisë që të flejë Luli te kryeministria.

Këta janë gati që të japin 9% nga 400 mijë lekëshi çdo muaj që Luli të flëjë në kryeministri. E bën gjumin top Luli kudo që ta lësh. Vetëm hiq kamerat dhe Lulin e keni top në gjumë. Nëse e keni merak s’ka problem. Këtu në Kavajë është një fabrikë sfungjerash. Bëjani sfungjerët mullarë dhe zgjoheni pas 4 vitesh.

Këtu nuk është Luli, se Lulin është ta puthësh në ballë, se buzët ia lamë Dash Shehit sot. Është edhe Monika, se duhet paguar edhe taksa e LSI-së. Këtu është Iliri, është Saliu, vjen Mediu, pastaj Shpëtim Idrizi dhe Vngjel Dule. Shpëtimi del me sytë e kuq, ai e ka nga gjumi deri në 2 pasdite por e bën që të mendojnë njerëzit se i vlon gjaku për Çamërinë dhe kushedi sa grekë do vrasë.

Vangjeli del me vetullat me dy kate, të zeza, dhe ti thua “ky e hëngri Shpëtim Idrizin”. Të dy janë ngjitur me njëri tjetrin te lista e PD në Tiranë. Dalin me numrin 9 se janë të dy 99-ça. Kush ia jep votën Nard Ndokës e ka hallall, se Nardi është filozof”, tha Rama ndër të tjera.




 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img