Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në Kuvend, ku po flet në lidhje me akuzat e shumta që opozita ka hedhur drejt tij për çështjen e McGonigal.
Ai gjatë fjalës së tij nuk ka kursyer ironinë ndaj opozitës duke thënë se do ti fitojnë zgjedhjet e 14 majit dhe se veç bashkive që anë thënë që do të fitojnë, do të fitojnë edhe “Uashingtonin”.
“Më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve dhe jam i vetëdijshëm se viti i 10 do jetë viti i fitores tuaj më të madhe të kësaj dekade. Do jetë fitpore historike dhe heroike. Në 14 maj, përveç Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, do merrni dhe Vlorën dhe Uashingtonin. Prandaj unë ju hap rrugë përfundimisht dhe ju them sot se ndihem fajtor që nuk kamë bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thellë të politikës në vendin tonë, ku fukarallëku, budallallëku i vlerave dhe i aspiratave që ulet këmbëkryq në foltore më foltore, e ka mbulepsur krejt shoqërinë, duke ushqyer egoizmin të individëve ndaj njëri tjetrit.
Kjo nuk është politika por versioni i saj më i degraduar. Politika është diçka krejt tjetër, e lartë dhe e lavdishme, për njerëzit dhe me njerëzit” tha Rama ndër të tjera.