Hapësire reklamuese

Politikë

Rama ironizon Metën: Presidenti pas restoranteve do u japë dekorata edhe parukerive, po qëndroi me Leskon do e shihni “tapë” te varri i Ismail Qemalit duke e dekoruar

Shkruar nga Newsbomb
Rama ironizon Metën: Presidenti pas restoranteve do u japë dekorata

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar  takime në qytetin e Vlorës, ku nuk i kakursyer ironitë me presidentin Meta dhe drejtuesin politik të PD-së, Bujar Leskajn.

Rama tha se Meta pas restoranteve do të dekorojë edhe parukeritë, ndërsa shtoi se nëse presidenti do rrijë me Leskajn, do të përfundojnë tapë të pirë te varri i Ismail Qemalit duke e dekoruar.

Ndërkohë Rama u ndal edhe te investimet në qytetin e Vlorës, ku u shpreh se tashmë ngrihen njerëzit e Shkodrës dhe kërkojnë që Shkodra të bëhet si Vlora.

"Ma nxinë jetën, thonë të gjithë Vlora, Vlora. Këtë këngë ma këndojnë në vesh, cohën njerëzit në Shkodër e thonë e duam Shkodrën si Vlora, e këta këtu Leskon do të votojnë, apo Ilirin, sepse ka shpallur kadidaturën për të shpëtuar Vlorën. E dinë mirë ata, demokratët, se ca ndodh kur vjen LSI t’i shpëtojë. I mjel e ua bën cicat e lopës copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur të lodhur, e kanë parë ata.

Ça duan ata, Ilirin? Për çfarë se rrinë me Leskon gjithë ditën dhe del vërdallë natën. Kujt u dha dekorata dje? Restoranteve…Më thanë do të jepte dekorata edhe parukerive në Vlorë. Një president që vjen vërdalle e u jep dekorata heronjve të popullit, ata janë perëndia në tokë, ngrihet një tokësor dhe thotë po ju bëj mjeshtra të popullit. E padëgjuar në historinë e botës. Po qëndroi me Leskon për ja 10 ditë, do të dekorojë Ismail Qemalin, mos u habisni po s’i patë tapë në varrin e Ismail Qemalit duke e dekoruar", tha Rama ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.