Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Rama ironizon Metën: Presidenti e ka mendjen vetëm tek burgu, se çfarë ka le ta gjejë vetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një fermë ku nuk ngurroi që të ironizonte opozitën.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se armiqtë më të mëdhenj të reformës në drejtësi janë Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemdhi.

Sipas tij, Meta e ka mendjen vetëm tek burgu.

“Ilir Metës do t’i jepni ju besimin, që rri dhe flet me vete sa herë del në televizor. Dhe pa thënë kush, një në tre fjalë e ka burgu burgu burgu…e thotë vetë, se ca ka ky që i rri mendja të burgu, le ta gjejë vetë.

Ne e dimë shumë mirë, Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi janë armiq të reformës në drejtësi, janë armik të drejtësisë së re, që po ndërtohet hap pas hapi”, u shpreh Rama.

Kryeministri u përgjigj edhe pretendimet se po japin euro për të blerë vota.

“Përrallat me mbret duke shpërndarë  euro me llafe, do japim 1 mijë euro apo 7 mijë euro duhet t’ju kujtojnë vetëm një gjë: Suden, Vehbiun dhe Xhaferrin. Secili duhet të ndihmohet, të mbështetet që të mbrojë jetën, të ketë strehën mbi kokë, apo të vazhdoje punën e tij. Është një ndarje e prerë mes dy botëve, bota e vaksinimit dhe e infektivit. Bota e punës dhe bota e qokave, bota e rrenave dhe bota e kalova lumin…mbaje vetë kalin”,- tha Rama

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img