Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Librazhdit, gjatë një takimi elektoral me dhjerta mbështetës të PS-së, nuk ka kursyer as ironitë për kryedemokratin Lulzim Basha.
Rama tha se Basha rri këmbë mbi këmbë dhe tregon përralla se si do të punojë.
“Keni parë ju babain, nënën, gjyshërit apo gjyshet tuaja që këmbë mbi këmbë të bëjnë punë, që këmbë mbi këmbë t’ju tregojnë sa e lehtë është jeta, sa e lehtë është rruga? Nuk bëhet asgjë këmbë mbi këmbë. Ata e mbajnë shumë mirë mend Xhaferrin që shkonte nëpër Shqipëri se ai të thoshte më jep një të marrësh dy. Xhaferri i famshëm i firmave që nën udhëheqjen e Saliut e futën në lojën e marrë të së ardhmes së vetë. Jep një merr dy, rri në kafe se u bë Shqipëria”, u shpreh Edi Rama.