Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama ironi me socialistin: Më the “jap jetën për ty”, por çlirohesh kur e mbyll unë

Shkruar nga Newsbomb
Rama ironi me socialistin: Më the “jap jetën për ty”,
Edi Rama pas një ore e gjysëm fjalim nuk ka ngurruar të bëjë edhe batuta me socialistët. Ndërkohë që në sallë tha se do ta mbyllte fjalimin, socialistët duartrokitën menjëherë. Edhe sepse kongresi shkoi gjatë, e shumë prej tyre, duke menduar se 8 dhjetori ishte pushim, kanë planifikuar edhe largimin nga Tirana. “Po unë u bëra këtu…jam 1 orë e gjysëm këtu, kur unë them e mbylla ti çlirohesh. Po si ka mundësi? Eshtë niveli më i lartë i solidaritetit socialist se ai u çlirua për mua, jo për veten” tha Rama ndërsa në sallë filluan të qeshurat. “Se më tha njëri: o kryetar unë për ty jap jeten! Unë i thashë: Ti për mua nuk rri dot më shumë se një orë në karrike. Je edhe çun se po të ishe gocë nuk do bëjë ashtu” vijoi Rama. Në fund të fjalimit, duke paralajmëruar një kongres zgjedhor në pranverën e vitit 2024, Rama tha se partia do të hapet edhe për të tjerë. “Ne nuk na shkon që për shkak se u bënë kaq vite në drejtim të njësojmë partinë me administratën, në kuptimin që normale njerëzit që janë parti dhe në administratë nuk ka problem, por jo drejtimin e partisë. Drejtor në një institucion, kryetar partie? Jo. Nuk ka arsye, partia është shumë më tepër sesa një fushatë, apo makinë elektorale dhe aq më tepër në një kohë si kjo që bëhet gjithmonë e më e vështirë” tha Rama. Madje shtoi se edhe delegatët e kongresve apo anëtarët e Asamblesë që nuk vijnë në mbledhje, do të zëvendësohen me të tjerë. “Karriget nuk mund të mbeten bosh. Ne nuk na shkon që një delegat i Kongresit të mungojë dhe nuk na shkojnë që të sillemi si partitë e tjera që numërojnë edhe yjet lart në sallë. E dini sa anëtarë ka pasur një parti këtu? 6 mijë. Ne nuk na shkon” tha kryeministri.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese