Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Rama ironi me çadrën në pikë të mëngjesit: Ç’bëjnë këta politikanë të ngujuar në bunkerin e fundit?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefi i qeverisë, Edi Rama u thotë ‘mirëmëngjes’ shqiptarëve me ‘kartolinën e bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia’, siç e cilëson ai çadrën e opozitës.

Rama ironizon përmes kësaj fotoje se politikanët e ngujuar janë gati të na kthejnë në ‘97-ën, vetëm për t’i shpëtuar vettingut.

“Ju uroj gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë me këtë kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia, ku janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë ’97. Në këtë 104 vjetor të hedhjes së themelit të sistemit të drejtësisë shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me Drejtësi-Shtet-Punë-Mirëqenie; një Shqipëri që nis zbatimin e Vetingut dhe ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në Familjen Europiane”, shkruan Rama. 

Më shumë

spot_img