Hapësire reklamuese

Social Bomb

Rama inspekton shkollën e re në Krujë dhe jep një ide për dritaret, Ahmetaj i shpërqëndruar, i ngec xhupi në dërrasë (Foto-Video)

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama / Arben Ahmetaj

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj kanë inspektuar sot punimet në një tjetër shkollë të re që po ndërtohet në vend.

Teksa ka parë palestrën e shkollës “Kastrioti” në Derven të Krujës, Rama nuk ka harruar të japë edhe një ide për dritaret.

“Dritaret e palestrës mirë është t’i vendosim me rrjetë se pastaj thyen dhe pastaj fillon storia”, tha Rama.

Ndërsa Ahmetaj, i pavëmendshëm teksa kanë zbritur shkallët, është përplasur me një dërrasë.

“Derven, Krujë - Duke ndjekur vijimin e punimeve në shkollën dhe kopshtin “Kastrioti” që po bëhet gati, për 160 fëmijë dhe përfundon në fund të janarit 2021”, bën me dije kryeministri Rama.

dfgery45jujkjk.jpg 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.