Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Rama inspekton punimet e rrugës në Tepelenë me Kumbaron në krah: Mbreslënës ndryshimi në kalanë e Ali Pashë Tepelenës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka inspektuar sot nga afër segmentin e punimeve në Salari-Nivicë, Tepelenë.

Rama u shpreh se tashmë kjo zonë duhet të promovohet për “të thithur” turistët e huaj dhe jo vetëm.

“Tani duhet promovuar turizmi këtu. Kush vjen e sheh mahnitet dhe vjen prapë por duhet promovuar që njerëzit të vijnë të shijojnë një gjë të jashtëzakonshme”, tha kryeministri. 

Gjatë vizitës në Tepelenë, ai hasi edhe disa turistë çekë, të cilët i përshëndeti, duke i pyetur nëse iu pëlqente vendi ynë.

Më tej kryeministri vizitoi edhe kalanë e Ali Pashë Tepelenës, duke parë edhe ndryshimet e bëra gjatë punimeve, ku u shpreh se ky ndryshim është mbreslënës.

“Mbresëlënës ndryshimi i kalasë së Ali Pashë Tepelës, një perlë e Trashëgimisë Sonë Kulturore, që po del në dritë e po kthehet në atraksion turistik, në burim fitimi për individët, komunitetet e për ekonominë kombëtare”, u shpreh ai.

Më shumë

spot_img
spot_img