Rama inspekton pastrimin e inerteve në Shijak: Dua të bashkoni të gjitha forcat dhe të fillojmë me ndërtimin e banesave, 1163 familje do marrin 6 mln $ grante (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:16 01-06-2020 Rama inspekton pastrimin e inerteve në Shijak: Dua të bashkoni të gjitha forcat dhe të fillojmë me ndërtimin e banesave, 1163 familje do marrin 6 mln $ grante (VIDEO)

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama vizitoi Shijakun, një nga pikat ku ka nisur sot sot Operacioni i Pastrimit të inerteve në sheshet e Rindërtimit. I shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kryetari i bashkisë së Shijakut Elton Arbana, Rama ka inspektuar nga afër punën që po bëhet për heqjen e inerteve që kanë mbetur nga banesat e shembura, për t’i lënë vend planit të Rindërtimit në këtë zonë.

Përmes një shënimi në facebook, Rama thotë se këtë javë qeveria nis çeljen fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, të cilat do të mbështeten nga qeveria dhe nga ana tjetër, lidhen kontratat e para të Rindërtimit të Shkollave, për të vijuar gjatë gjithë qershorit me kontratat e investimeve në infrastruktura e zonave të dëmtuara, si edhe për Rindërtimin e Banesave Individuale

Ahmetaj: Plot 1163 familje në Shijak do marrin grante, 6 mln $. Tek shkollat ka filluar procesi kontraktues për dy lotet e mëdha, 22 njësi arsimore. Me insfrastrukturën është mbyllur faza e parë. Për çdo proces janë më shumë se 7-8 kompani në listë. I gjithë plami i Rindërtimit do të angazhojë 100 kompani shqiptare dhe të huaja që do të punojnë në infrastrukturë, qendrat e arsimit dhe në njësitë e banimit. Me njësitë individuale në fund të qershorit fillon procesi në terren, për zonën e Shijakut.

Rama: Dua të bëni bashkë të gjithë forcat për të bërë pastrimin në kohë rekord, do na mbështesi dhe Ministria e Mbrojtjes për këtë proces, dhe të fillojmë menjëherë me kantierët. Edhe pse na pengoi kjo periudhë pandemie jemi brenda afateve. Besoj që brenda disa muajve banorët do shohin kantierin, as godinë e rënduar as inerte. Edhe transformimi do jetë kolosal.

Xhaçka: Do punojmë me 3 turne, me të gjitha forcat, do vëmë në punë dhe forcat xheniere nëse duhet, do na ndihmojë dhe Bashkia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099899768829346
array(1) { ["section"]=> string(167) "rama-inspekton-pastrimin-e-inerteve-ne-shijak-dua-te-bashkoni-te-gjitha-forcat-dhe-te-fillojme-me-ndertimin-e-banesave-1163-familje-do-marrin-6-mln-grante-video-208636" }