Hapësire reklamuese

Politikë

Rama injoron protestën e opozitës: Nuk më intereson sa ishin, s’e pashë fare! Keqardhje për militantët që i shkojnë nga pas non-gratës

Shkruar nga Newsbomb
Rama injoron protestën e opozitës: Nuk më intereson sa ishin,

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë protestën e mbajtur nga opozita në 12 nëntor, duke thënë se ishte një protestë politike që “s’ka lidhje me popullin dhe qytetarët”.

Rama tha se nuk i intereson madhësia e protestës, pasi sipas tij, është vetëm një “çorbë që prej 30 vitesh gatuhet nga i njëjti kuzhinier”. “Nuk e di sa ishin, nuk e kam parë dhe nuk më intereson. Mund ta bëjnë sa herë të duan”, u shpreh Rama gjatë një konference për media nga Kryeministria.

“Një non-gratë që mbledh militantët e tyre, mund ta bëjnë sa herë të duan, kjo nuk ka lidhje me popullin, nuk ka lidhje me qytetarët, kjo është një protestë partish, për të prishur dhe për të marrë. Hodhën ca bojë këtu që u deshën punëtorët ta pastrojnë gjithë natën. Protesta as nuk e di sa ishin as nuk i kam parë, as më intereson fare. Mund ta bëjnë sa të duan, është e njëjta çorbë që e gatuan prej 30 vjetësh i njëjti kuzhinier, non-grata.

Më vjen keq për ata militantë që u shkojnë nga pas. Mund të ngrihet dhe të ulet një nga investitorët më të rëndësishëm të Lindjes së Mesme, sikur është një person që ka ardhur t’i japë këtyre një teori konspiracioni? Në marrëveshjen e parë shteti shqiptar është ortak. Kanë ardhur edhe të tjerë por kanë ikur me vrap se nuk u kanë kërkuar aksione për shtetin, por i kanë kërkuar përqindje për vete”, deklaroi kryeministri Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.