Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Rama ‘ia plas’ Metës në Kuvend: Zgjedhje pa opozitën? I sponsorizuar, i paguar, me peshqeshe… (DEKLARATA E FORTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndërsa situata politike është shumë e acaruar, Rama ia ka plasur Metës nga Kuvendi me një deklaratë të fortë. Pa përmendur emra por duke iu referuar “atyre që thonë së s’mund të bëhen zgjedhjet pa opozitën”, Rama tha se kjo është nje zgjedhje e sponsorizuar.

 Ndonëse Meta pranoi të jetë në koalicion me PS-në, theksoi se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë me 18 qershor, ndërsa Rama nuk e ka mbajtur më teksa shprehet në parlament.

“Përpjekja për tu thënë shqiptarëve se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen është një zgjedhje e sponsorizuar, e paguar në dorë dhe nën dorë, me para apo pëshqeshe… Nuk është opozita zyrtare ajo që prodhon lirinë por liria ajo që prodhoj opozitën. Një parti mund të jetë mund të mos jetë, disa parti mund të jenë dhe mund të mos jenë’, u shpreh Rama ndër të tjera.

Ndërsa vetëm pak minuta më pas Rama i bëri thirrje Idrizit dhe Metës për të votuar vettingun dhe pastaj të shihnin se kush i do zgjedhjet.

“Ju them të gjithëve, PS, LSI, PDIU, hajdeni t’i bashkojmë 84 vota, pastaj shohim kush e do demokracinë, zgjedhjet , lirinë, e kush në fakt po përdor këto që PS të mos shkojë në zgjedhje. PS i voton zgjedhjet!”.

Më shumë

spot_img