Në përfundim të emisionit “Open”, kryeministri Edi Rama i ka lënë një porosi moderatores Eni Vasili.
Ai i ka thënë t’i bëjë të fala Lulzim Bashës kur ta ketë në emision, pasi e ka shumë xhan. Sipas tij, Basha tashmë ka rënë në duart e këqija të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
“Bëji të fala Lulit dhe thuaji që e kam xhan, por nuk është për këtë punë. Tani ka rënë në duar shumë të këqija dhe nuk e shpëtoj dot më. Në duart e Saliut dhe Ilirit, nuk është vetvetja”, tha Rama.
Rama ia lë porosi moderatores: Bëji të fala Lulit dhe thuaji se e kam xhan, por nuk është për këtë punë


Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.