Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

“Rama ia la pataten e nxehtë të 2 raundeve opozitës”, Salianji për zgjedhjen e presidentit: PD s’do të ketë asnjë emër me 20 firma…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Ervin Salianji thotë se procesi për zgjedhjen e Presidentit është banalizuar nga kryeministri Edi Rama.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky process thelloi dhe më shumë ndarjen në PD, teksa shkruan “në fund s’do ketë asnjë emër që mbledh 20 firma! Proçesi u dështua vetëm për egoizma personalë, dëmi për opozitën dhe favorizimi për Ramën është përtej çdo amatorizmi apo “naiviteti” politik”.

albsig

spring

“Procesi për zgjedhjen e Presidentit u banalizua nga Rama me emrat në zarf dhe do përfundojë me një President të Ramës në institucion dhe me ëndrrën e thyer të çdo deputeti për të pasur një president personal!

Presidenti i Republikës që duhet të jetë personifikimi i unitetit të kombit përfundon si grup emrash në publik, që nuk marrin dot as unifikimin e grupit parlamentar dhe opozitës në tërësi! Nuk ka një president pas diskutimeve por shumë “president”!!

Për fat të keq, Edi Rama pikasi nevojën për protagonizëm bosh për këtë process në rradhët e opozitës dhe i la në “dorë” pataten e nxehtë të dy raundeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend për kreun e shtetit. (Praktikisht asgjë sepre këto janë të drejta që i jep kushtetuta)

Përmes angazhimit personal për të qenë në këtë proces, e frangmentarizoi opozitën, krijoi një proçes paralel në opozitë dhe thelloi ndarjen në PD dhe në fund s’do ketë asnjë emër që mbledh 20 firma! Proçesi u dështua vetëm për egoizma personalë, dëmi për opozitën dhe favorizimi për Ramën është përtej çdo amatorizmi apo “naiviteti” politik!

Presidenti i Republikës do përzgjidhet nga Rama, fundi i telenovelës së dirigjuar nga Rama për të shmangur vëmendjen nga ekonomia dhe skandalet do ta tregojë se si arriti objektivat maksimale me thuajse asnjë kosto, por për kostot e krijuara përgjegjës do të ketë!

Fundjava do të nxjerrë zbuluar lojën e pastër të Ramës për të emëruar i vetëm Presidentin, por më shumë se kaq, do të detyrojë protagonistët në rradhët e opozitës të bëjnë një tërheqje të sforcuar që sërish do të krijojë një kosto të panevojshme për PD” shkruan Salianji.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img