Hapësire reklamuese

Politikë

Rama i vendosur: Ballkani i Hapur vazhdon, me apo pa Malin e Zi dhe Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
Rama i vendosur: Ballkani i Hapur vazhdon, me apo pa Malin e Zi dhe Kosovën

Kryeministri Edi Rama thotë se nisma e Ballkanit të Hapur do të vijojë edhe nëse shtete e tjera si Mali i Zi dhe Kosova vendosin të mos jenë pjesë e saj.

Rama tha se do insistojë që kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç të jetë pjesë e tryezës së samitit të radhës për Ballkanin e Hapur që do të mbahet në 9-10 qershor në qytetin e Ohrit.

“Por vjen Mali Zi, s’vjen Mali i Zi, vjen Kosova, s’vjen Kosova, ne do të vazhdojmë”, tha kryeministri Rama gjatë një konference të përbashkët me zyrtarin e lartë të BE-së Oliver Varhelyi.

“Për sa i përket Ballkanit të Hapur, jemi të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje, dhe me vazhdimin e rrugës së nisur jemi shumë të interesuar që edhe të gjithë të tjerët të përfshihen. Duke folur për komunikimin me kryeministrin e ri të Malit të Zi, imagjinoni sikur dikush t’i thoshte 30 vjet përpara që Ballkani Perëndimor do të kishte tre kryeministra shqiptarë në tre vende. Nuk është pak, është shumë.

Është shumë e qartë që në këtë kohë, që kanë rilidhur urat me europën, ecin përpara dhe fitojnë vetëm nëse dinë të sillen si njerëz të paqes. Patjetër që ne do ta riftojmë Malin e Zi. Samiti i radhës do të jetë në 9 apo 10 qershor në mos gaboj. Dhe unë do të bëj inkurajimin tim që ta kemi në tryezë Dritanin. Por vjen Mali Zi, s’vjen Mali i Zi, vjen Kosova, s’vjen Kosova, ne do të vazhdojmë”, u shpreh Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll