Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama i tregon “dhëmbët” Lelit, të dielën mbledh partinë në Teatrin Petro Marko, kryebashkiaku nuk e hapi për mbledhjet e Këshillit

Shkruar nga Newsbomb
Rama i tregon “dhëmbët” Lelit, të dielën mbledh

Marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli nuk janë aspak të mira, pasi ky i fundit nuk pranoi të kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe në vizitën e sotme në Vlorë, kryeministri u shoqërua nga drejtuesi politik Damian Gjiknuri dhe zv.kryetari i bashkisë Afrim Qendro, ndërkohë që Leli nuk u pa në asnjë inspektim të Ramës në lagjet “Çole” dhe “Kume”.

Por mesa duket, Rama gjatë vizitës në Vlorë ka përgatitur një “surprizë” për Lelin, pasi të dielën në teatrin Petro Marku do të bëhet mbledhja e Partisë Socialiste. Me këtë lëvizje Rama i tregon “dhëmbët” kryebashkiakut, pasi ky i fundit nuk pranoi të hapte dyert e teatrit për të zhvilluar mbledhjet e Këshillit Bashkiak, i cili i ka dalë kundër.

Një mbledhje partie në Vlorë do të thotë edhe një “gjyq” për Dritan Lelin, i cili tashmë është i padëshiruar në PS, pasi ka kundër të gjithë deputetët e qarkut por edhe Këshillin Bashkiak. Pritet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve ndaj Lelit, por gjasat janë që kryebashkiaku dhe mazhoranca të ndajnë rrugët me njëri tjetrin.




Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll