Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Rama i thur elozhe Gramoz Ruçit pas dorëheqjes: Personazh me biçak labërie nën mëngë, Sfinks në maj të Kuvendit, pa gjuhë të huaja, pa FB apo Instagram…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas fjalës së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i cili njoftoi sot lajmin e dorëheqjes së tij nga politika, e mori fjalën kryeministri i Shqiëprisë, Edi Rama.

Kreu i Qeverisë foli gjatë, ku nuk munguan elozhet për kolegun, mikun, këshilltarin dhe shokun e tij politik, Gramozin. Pa të tha Rama, “unë nuk do të isha këtu ku jam sot. Pa këshillat e tij, unë do isha rrëzuar disa herë. Nuk më la të gaboj sepse shpeshherë jam treguar i nxituar”.

Lexo edhe: Gramoz RUÇI njofton LIVE dorëheqjen nga politika në 30-vjetorin e Partisë Socialiste

Ai e konsideroi largimin e Ruçit nga politika si një akt të një lidershipi, një art që pakkush e ka në gjak ta bëjë gjatë karrierës së tij politike. “Do zoti e kam dhe unë këtë art”, tha Rama. “Të mësojmë të gjithë nga ai”, u shpreh kryeministri.

Lexo edhe: “Zbulohet” arsyeja pse Gramoz Ruçi dha dorëheqjen ditën e sotme: Stafi i tha që të mbajë përgjegjësinë sepse…

Edi Rama: S’kam bërë sa kam dashur, por asnjëherë nuk jam kursyer për të bërë çfarë kam mundur dhe çdo ditë që kalon ndihem më mirënjohës përpara kësaj familje, më i përulur para popullit të shqiptarisë, kam mbledhur këtu fjalët që janë krejt të pamjaftueshme, një falënderim të fundit për shokun e vjetër të armëve që në këto vite më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i kësaj familje në gëzime e hidhërime dhe në të tëra vite të kësaj rruge ka qenë ditë e përditë në krahun tim, Gramoz Rucin. Nuk dua t’ua fsheh se në takimet  e fundit të takimeve të panumërta, Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr, duke e njohur besoj që ishte një vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe nga ai çast akoma nuk e gjej dot si do të mbushet boshllëku i largimit të tij. Pa këshillën e Gramozit do e kishim humbur për fajin tim disa prej ndeshjeve, e di që ai do mbetet këshilltari im më i besuar për strategjitë. Merakun e kam te boshllëku i madh të një eksperience të pashoqë. Askush nuk është i pazëvendësueshëm e di, por e di që jo gjithkush është është lehtësisht i zëvendësueshëm.

Të mësojmë të gjithë nga ky veprimi i tij, të dish të dalësh nga politika është art më vete, do Zoti ka kem dhe unë këtë art. Janë shumë vitet e punës që kemi ndarë mes nesh, që nga dita e zgjedhjes sime, nuk ka pasur një moment të vështirë që nuk e kam pleqëruar me ty dhe të jam mirënjohës. Të jam mirënjohës që më ke mbështetur, por mbi të gjitha të jam mirënjohës për çdo gabim që nuk më kë lënë të bëj. Dua të them dy fjalë për ata që nuk e njohin, jashtë kësaj familje, Gramozin, dhe e dinë siç nuk është në fakt. Enverist, i heshtur, xhaketë e vjetër, konservator i mbyllur, personazh me një biçak labërie nën mëngë, që rri aty në majë të parlamentit si sfinks, pa gjuhë të huaja, pa Facebook, Instagram…

Askush, nuk e ka ditur apo të ja qajë hallin që e ka gjetur shokun Gramoz dy herë nga 15 vite nga dy kryetarë njëri më allasoj se tjetri, se çka hequr për të vendosur në vijë, organizata, fushata, asamble, kryesi, grupe e plotë kështu gjërash. Sikur Fatos Nano të mosh kishte Gramozin dhe të mos ishte Gramozi që më mbante mua, PS do të ishte lëshuar si shallvaret e mia me kohë e me vakt, apo do të ishte si unë, kurrë nuk e kisha bërë stazhin e partisë, dhe jo mandat të tretë, jo e jo, rrezik as i pari nuk do të kishte ardhur. Tre fjalitë kyçe të Gramozit për suksesin janë frymë, organizim, lidership. Unë të uroj labçe, të na rrosh sa malet shoku Gramoz.

Më shumë

spot_img
spot_img