Tirana
light rain
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
6 °
E premte, 27 Janar, 2023

Rama: I thashë Varhelyi se pas qershorit do të kërkojmë ndarje nga RMV! Nuk e kemi ne ngërçin, por ata

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama së bashku me Komisionierin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, pas përfundimit të takimit mes tyre po japin një deklaratë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Rama bëri me dije se gjatë takimit i kishte komunikuar Komisionerit se Shqipëria nëse nuk do të hapen negociatat në qershor do të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut.

Sipas kryeministit vetoja e vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, ka penguar hapjen e negociatave për të dyja vendet, pasi Shqipëria ka përfunduar me detyrat e veta.

“Mbi marrëdhëniet rajonale, natyrisht edhe lidhur me situatën e luftës në Ukrainë si dhe me pasojat e saj mbi ekonominë e vendeve tona dhe patjetër që folëm edhe për stacionin e ardhshëm, të afërt mbledhjen e Këshillit Evropian ku do të diskutohet ëështja e hapjes ose jo të koferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.

Nuk ka asnjë rezervë ndaj nesh por gjithçka lidhet me ngërçin e krijuar nga veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si konstruktiv dhe të lidhur me Maqedoninë dhe për mos ndarjen. Ky është pozicioni ynë aktual. E njoftova Komisionerin që ne e kemi kryer një proces këshillimi kombëtar dhe mbetet aktivizimi si qasje për ndarje pas mbledhjes së takimit të Këshillit Evropian.

Por, kjo mbetet për tu aktivizuar si qasje mbas kësaj mbledhje dhe deri në këtë takim ne jemi në pozicionin që të dyja vendet dueht të hapin negociatat.

Ka ardhur dje nga Shkupi dhe e ka parë vetë se distancen e km mes dy vendeve është me shkurtër sesa koha që duhet për të shkuar dhe ka qenë një mbështetës, në rrjetin europian gjë që na bën të aftë të aksesojmë fondet për ndërtimin e korridorit 8. Së shpejti ka një mini serial të transportit në kuadrin e BE, ne shpresojmë që të merret dhe ky vendim dhe të shtyjmë më tej procesin e aplikimit për realizimin e korridorit 8 me mbështetje nga BE.

Janë vepra të mëdha që vendete BE i kanë bërë me mbështetjen e BE”, tha Rama.

Më shumë


spot_img








spot_img