Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama “i tërhoqi veshin” Xhaçkës për rrjetet sociale, Igli Hasani vihet në lëvizje

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër pak ditë më parë ish-ministren Olta Xhaçka për mungesën e aktivitetit në rrjetet sociale, duke ironizuar se ka harruar të futet në Facebook që nga largimi si ministre e Jashtme.

Tani, për çudi ministri Igli Hasani ka hapur për herë të parë një profil zyrtar në Instagram. Mesa duket posti i ri e ka gjetur të papërgatitur Igli Hasanin, i cili me marrjen e detyrës ka pasur një agjendë mjaft të ngjeshur me takime jashtë territorit me faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar. Është dashur vërejtja nga kreu i shtetit që Ministëri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të kuptojë rëndësinë që ka ndërveprimi me qytetarët.

Hapja e instagramit të ri është lehtësisht i verifikueshëm, pasi postimi i parë daton më 13 shkurt dhe numëron vetëm 102 ndjekës, ku shfaqet në evente të ndryshme zyrtare.

 

Foto e marre nga instagrami i ministrit Igli Hasani Foto e marre nga instagrami i ministrit Igli Hasani

 

Igli Hasani është një emër eksperiencë për marrëdhëniet jashtë vendit. Ai ka mbajtur më herët postin si ambasador i Republikës së Shqipërisë në misionin e OSBE-së në Vjenë.

Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e OSBE-së. Më pas ai u emërua Koordinator Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese