Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama i telefonon Tsiprasit, kryeministri grek e qorton për deklaratat: Ke minuar marrëdhëniet dypalëshe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bdf973a28a4416add8e59d85afe0587e

Pasi nuk ka arritur të zhvillojë një takim bilateral me Aleksis Tsipras, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka arritur gjithsesi të zhvillojë një bisede telefonike me homologun grek. Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Greqisë, ka qenë Rama ai që ka kërkuar këtë bisedë telefonike të zhvilluar mes dy lidërve.

Në njoftimin e Kryeministrisë së vendit fqinj thuhet se Tsipras i ka bërë të qartë Ramës se “mbrojtja e të drejtave të minoritet grek përbën një çështje të rëndësisë për marrëdhëniet mes Greqisë – Shqipërisë, por është edhe një kusht themelor për ecurinë e kursit evropian të Shqipërisë”.

Gjithashtu, Tsipras e ka siguruar homologun shqiptar se Greqia mbetet e angazhuar për objektivin e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të të dy popujve, por e ka kritikuar për veprimet e fundit, duke theksuar se retorika nacionaliste në rritje e palës shqiptare, po minon konsolidimin e një klime të besimit të nevojshme për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe.

Në fund të njoftimit sqarohet se Tsipras theksoi nevojën për të gjeneruar hapa dhe rezultate konkrete në bashkëpunimin mes dy vendeve, për të cilat Greqia ka nisur një seri iniciativash.

Nga Zyra e kryeministrit shqiptar nuk ka ende asnjë njoftim për mënyrën sesi Rama u është përgjigjur këtyre pretendimeve të Greqisë dhe çështjet që ai ka shtruar në diskutim.

Lexo edhe: Rama i ftuar në televizionin grek: Ja çfarë shpresoj sonte      

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img