Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama i shuan kureshtjen qytetarëve, flet për gjyqin me Becchetin: Nuk ka mbaruar akoma

Shkruar nga Newsbomb

Ndonëse deri më tani Edi Rama nuk ka preferuar të flasë për lajmet se ish pronari i televizionit Agon Channel ka fituar ndaj Shqipërisë që Arbitrazhin e Strasburgut, dhe shteti ynë është detyruar ti paguajë mbi 100 milion euro dëmshpërblim, sot kryeministri ka shuar kureshtjen për ndjekësit.

Në një postim të numrit 1 të qeverisë, një komentues e ka pyetur për gjyqin dhe për paratë që duhet t'i paguajë biznesmenit italian Francesco Becchetti.

"Ke harru te permendesh dhe leket qe ke me i dhon Agon chanel me ket fushaten qe ke marr me bizneset..se skan ku dalin ne vend tjt vec se tu e rrjep me xham popullin dhe bizneset", i shkruan ai.

Ndërkohë kryeministri ka zbuluar se gjyqi në të vërtetë nuk ka mbaruar ende.

"Jo jo, s’harroj asgje une po kjo qe thua ti eshte muhabet pa lidhje dhe i gjyq s’ka mbaruar, pavaresisht se sipas teje jane dhene edhe leket! Shendet vella e mesoje qe ai kuponi ka brenda parate e popullit e te shtetit, jo vetem fitimin e pronarit te radhes", shkruan Rama.

xdfthgjkl.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.