Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama: I sfidoj të gjithë të më tregojnë një vend që ka rindërtuar pas tërmetit më shpejt se sa ne! As në Itali s’ka raste si tonat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d23fe7ed389f05c57705a89f8e227e40

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarë atje, lidhur dhe me ecurinë e projektit të Rindërtimit.

Rama tha se nga 11.200 familje vetëm 633 kanë mbetur pa u sistemuar, pasi Covid-19 prishi shumë pane dhe ngadalësoji proceset.

Kreu i Qeverisë u shpreh se Shqipëria është shembulli më i mirë përsa i përket kohës së rindërtimit, për të cilën tha se dhe Italia nuk ka mundur të rindërtojë më shpejt se ne.

Rama: Në rast se në shtëpi ka pasur më shumë se 1 kurorë, ne nuk ndërtojmë një shtëpi, por disa për çdo kurorë dhe nuk i kthejmë më në një shtëpi. Dhe kështu përfitojnë dhe një sipërfaqe më të madhe. Për pjesën e pallateve, unë i kam kërkuar bashkive të bëjnë një kontratë me ata që presin të marrin një apartament dhe nuk nuk ndërtohen sa hap e mbyll sytë. Covid na hyri në mes dhe na ndaloi shumë procese, pati një shtyrje. Ama unë i sfidoj të gjithë të më tregojnë një vend që ka mundur të rindërtojë më shpejt, po kaq shpejt unë di, por më shpejt le të ma tregojnë. Nga ana tjetër ndërkohë që ne rindërtojmë s’kemi lënë asnjë familje jashtë. Nuk është njësoj të jetosh në shtëpinë tënde apo me qira, por kanë pasur kokën brenda. DS1, DS2, DS3 do jenë së shpejti të përfunduar. Ne sot kemi pasur në çadra 11.200 familje, për gjithë territorin, sot kemi vetëm 633 familje, marrin çdo muaj bonus qiraje. Zgjedhin ata të rrinë në çadra se janë afër shtëpisë kanë gjënë e gjallë e ku di unë arsyet e tyre dhe marrin një më një bonusin e qirasë. Në Durrës ka shumë që jetojnë në Itali dhe Italia ka raste suksesi, ka dhe raste mossuksesi me Rindërtimin. Nëse do marrim rastet e suksesit, në Piemonte, një nga shëmbujt që ndiqet botërisht, nuk janë bërë më shpejt se sa këtu. Ritmi është shumë i lartë. Në zona të tjera ka njerëz që janë ende në kabina nga 10 vjet. Ne kemi ndërtuar këto kohë aq shkolla të reja sa kanë ndërtuar të gjitha qeveritë bashkë në këto vite. Dhe i kemi bërë më të mira. Sot në Durrës janë 10 shkolla të reja, 6 po ndërtohen dhe i sfidoj të gjithë të bëjnë krahasime me shkollat e BE. Shumëkush komenton bota bota dha 1 mld dha 2 mld, sigursht që bota na ndihmoi shumë, BE bëri për ne një gjest të rrallë, ne kemi pasur konferencën më të sukseshme të donatorëve në raste të ngjashme, dhe në këtë pikë unë besoj e kemi ne një meritë. Por të gjitha çfarë keni parë deri tani, shtëpi shkolla, kopshte, çerdhe, nuk janë ndërtuar me lekët e botës, por me lekët e buxhetit të shtetit. Programet e konferencës së donatorëve janë programe të tjera. BE që dha 100 milionë euro do ndërtojë shkollat e tjera. Dhe një pjesë tjetër janë për trashëgimitë kulturore. Donatorë individualë kanë dhënë fonde për shkolla, dhe të gjitha këto ata i bëjnë vetë. I them atyre që s’dinë çfarë flasin, që bota nuk ja jep lekët qeverisë shqiptare, i menaxhojnë vetë. Shkollat që kanë filluar në Durrës menaxhohet projekti nga BE. Një fond tjetër i rëndësishëm është i Francës që do të vijë në Durrës, për projektin e kanalizimeve dhë të ujësjellësit, për herë të parë sot që nga koha e Enverit, ka Durrësi ujë në një pjesë të madhe të vetën. Dhe për të arritur 24 orëshin në të gjithë vendin është fondi francez 60 mln euro. Fodni italian ka komponentë të tjera, ku një është fondi i peshkimit. Pra 1 mld janë fonde të ndara dhe nuk i menaxhojmë ne. Edhe një shtet i vogël, për një shkollë e bën vetë. Turqit gjithçka në Laç po e bëjnë vetë. Nga a te zh.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img