Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama i PRERË, tregon a do të mbyllemi nëse rriten rastet dhe jemi në kohë zgjedhjesh: Mua më shqetëson një tjetër…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

68551ab8bf9f4d275228cf8fab7a7bbf

Kryeministri Edi Rama, gjatë një deklarate për media, ka thënë se nëse qytetarët nuk respektojnë rregullat e përcaktuara anticovid, vendi mund të shkojë në karantinë, edhe nëse ajo korespondon me ditën e votimit.

I pyetur nëse moskarantinimi i vendit në kushtet e një numri të lartë të të infektuarve dhe fataliteteve, vjen si pasojë e fakti që jemi në prag të zgjedhjeve, duke mos penguar zhvillimin e këtij procesi, Rama i tha se do të ketë karantinë nëse nuk respektohen rregullat nga të gjithë, edhe nëse kjo do të përkopjë me ditën e votimit.

Më tej, Rama tha se përsa kohë që vendi ndodhet brenda parashikueshmërisë nuk kemi pse të shkojmë në karantinë, por të vazhdojmë të respektojmë masat për të mos penguar ecurinë e jetës.

“Kush e aludon këtë. Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithcka tjetër. Në kushtet që jemi sot për sot, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi. Unë kam një tjetër shqetësim, atë të një pandemie tjetër, pandemia psiqike. Efektet dramatike të gjithë kësaj kohe që kaluam dhe po kalojmë, e gjithë këtyre efekteve negative dhe shqetësimeve në psiqikën e kësaj dynjaje. Nëse jemi brenda parashikueshmërisë, nëse spitalet funksionojnë brenda parametrave të paralajmëruar, s’kemi pse mbyllemi. Kjo në mënyrë që të lejojmë njerëzit të marin ajër, të vijojnë funksionimin e jetës brenda rregullave të përcaktuar. Prandaj kemi vendimin e një Komiteti Ekspertëve, të cilët sudiojnë mirë situatën dhe vendosin rregullat. Jo zgjedhjet, por edhe dita e votimit të jetë nëse njerëzit nuk mbajnë maskat, nuk respektojnë rregullat e vendosura normal që do futemi në karantinë. Ne na duhet t’i krijojmë mundësi njerëzve të dalin, të marin ajër, të shkojnë në punë, të shkollohen. Të gjithë duhet të japin kontributin e vet” , tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img