Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Rama i prerë: Ministrat dhe deputetët do të kontaktojnë sy më sy me çdo familje para se të vij nata

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën gjatë mbledhjes me prefektët e vendit në ministrinë e Mbrojtjes.

Rama është shprehur i prerë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmetet.

Kryeministri deklaroi se çdo familje do të kontaktohet sy më sy pa rënë mesnata bashkë me deputetët dhe ministrat.

‘Gjëja e parë që kërkoj është që të gjithë ju, edhe prefektët e ardhur nga qarqet e tjera, të spostoheni në Durrës, me synimin që çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. Mbi atë hartë të të dhënave që ka prefektura të bëhet një shpërndarje e forcave dhe çdo familje të konkatohet për t’u dëgjuar. Ju të gjithë këtu, plus strukturat atje të Policisë së Shtetit dhe ato të mirëqenies sociale të organizohen dhe shpërndahen në mënyrë të struktura, me destinacione konkrete, dhe brenda ditës së sotme, para se të vijë nata, duhen kontaktuar të gjithë, sy më sy. Do të angazhohen edhe deputetët, edhe ministrat, sepse është një moment psikolog që kapërcehet me komunikim’, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img