Hapësire reklamuese

Politikë

Rama i prerë me të vetët: Kush s’e bën mirë detyrën, shkarkohet! Kryeministri s’kursen as BATUTAT: Qoftet qyl Luli i merr vetëm te baba Saliu, ai i ka dixhitale

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të mbajtur në sajë të ciklit kombëtar ‘Bashkia që Duam’ në Librazhd nuk ngurroi të thumbojë opozitën.

Rama kujtoi rastin kur deputeti demokrat Endri Hasa i gjuajti me vezë në Parlament, ndërkohë që opozitën e cilësoi si fermë pulash.

‘Si mund të jetë një opozitë që shkon me vezë në Parlament, pse ca është opozita fermë pulash? Vjen kryetari i opozitës futet në Parlament me pallto të madhe dhe unë thashë është sëmurë, ai ishte mbushur me vezë. Futet kryetari opozitës me vezë në Parlament se nuk kontrollohet dhe këta shkojnë me vrap e mbushin duart me vezë’, tha kryeministri, ndërkohë që theksoi se kushdo që nuk e bën mirë detyrën do të shkarkohet.

‘Sëmundja e tepsisë nuk kishte prek vetëm ata, sëmundja e tepsisë na kishte prek edhe ne. Kemi edhe ne njerëz në administratë që nuk e bëjnë mirë detyrën dhe do t’i heqim’, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri nuk ka kursyer as batutat teksa foli për bursat e studimeve dhe për zgjedhjet.

‘Kush do të shkojë në shkollë të mësojë se ska më. Bursa ne japim vetëm për ata që janë me ndihmë ekonomike. Ç’a burse duan ata? T’i japim bursë Lulit dhe Monës? Mona nuk ka nevojë për bursë se shef filxhan, shef yje, ç’a i duhet bursa asaj.

Dhe diçka të fundit se thonë nuk hyjmë ne në zgjedhje. Aaaa aaa ne zgjedhjet do t’i bëjmë. E provuam njëherë, i dhamë Lulit të gjitha ça na kërkoi dhe na dha fjalën që do të rrijë urtë, por nuk ndejti urtë se do të marrë qofte qyl. Qofte qyl mund të marrësh vetëm te baba Saliu dhe ai i ka qoftet dixhitale. Ne nuk mund të presim në vend numëro poshtë urës. Ne nuk presim më. Nëse ata nuk hyjnë në zgjedhje ne do t’i marrim të gjitha bashkitë’, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu