Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Rama i përmend Rishi Sunak Dua Lipën: Është një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë për të punuar për ju

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e kësaj të enjteje me homologun e tij britanik Rishi Sunak. Në një pjesë të shkurtër të transmetuar për mediat Rama dhe Sunak kanë biseduar lidhur me emigirmin e shqiptarëve drejt Anglisë si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rama nuk la pa përmendur as këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila ka gjithashtu dhe nënshtetësi britanike.

Ai i tha homologut të tij se Dua nuk është thjesht një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare e cila ka ardhur në Angli si shumë emigrantë të tjerë të cilët kanë emigruar për të punuar, kujdesur si dhe kënduar për britanikët.

“Në të njëjtën kohë dua t’ju falënderoj për mundësinë që të theksoj që ashtu siç jo të gjithë britanikët janë James Bond apo Mr.Bean, ashtu edhe jo të gjithë shqiptarët jo të gjithë shqiptarët janë personazhe që dalin nga ‘Taken’. Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar por pjesë e një tabloje më të gjerë, po ashtu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju.

Dhe duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurte por edhe i nderuar këtu. Dhe mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për tu luftuar dhe për të fituar këtë betejë. Dhe siç e thatë edhe ju, sa i takon sigurisë ne jemi më shumë se të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë”, tha Rama.

Edi Rama është kryeministri i parë në historinë e shtetit shqiptar që pritet në “Downing Street”.

 

 

Më shumë