Hapësire reklamuese

Politikë

Rama i përgjigjet “rublaxhinjve” dhe tregon shifrat e udhëtimeve, katër herë më pak se në 2010-ën

Shkruar nga Newsbomb
Rama i përgjigjet “rublaxhinjve” dhe tregon shifrat e

Kryeministri Edi Rama thotë se shpenzon mesatarisht katër herë më pak para, për shpenzimet vjetore për udhëtime jashtë shtetit.

Duke iu përgjigjur akuzave të Sali Berishës dhe opozitarëve të tjerë të cilët i quan “rublaxhinj”, Rama thotë se shpenzimi mesatar vjetor i kryeministrit për fluturime jashtë vendit në 2021 ishte rreth 650 mijë lekë të vjetra.

Duke e krahasuar këtë shifër me vitin 2010 kur kryeministër ishte Sali Berisha, Rama thotë se shpenzimi vjetor në atë kohë kapte shifrën e rreth 2 milionë e gjysmë lekë të vjetra.

Akuzat e Berishës ndaj shpenzimeve për fluturimet e Ramës, nisën pas publikimit të hyrje-daljeve nga vendi nga hakerat iranianë. Sipas këtyre të dhënave rezultonte se Rama kishte fluturuar 15 herë në katër muajt e parë të 2022.

Reagimi i Ramës:

Shpifja monumentale e miliona € për fluturime tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët:

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2010  251.365Lek të reja

2021  64.972Lek të reja

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese