Hapësire reklamuese

Politikë

Rama i përgjigjet akuzave se kërcënoi SPAK-un: S’kemi për ta mbyllur gojën! Roli i mumjes nuk mund të tolerohet më

Shkruar nga Newsbomb
Rama i përgjigjet akuzave se kërcënoi SPAK-un: S’kemi

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave se ka sulmuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste. Ai thotë se PS nuk ka për ta mbyllur gojën, në mënyrë që që SPAK-u të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht.

Sipas tij, roli i mumjes përballë përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më.

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t'i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Rama akuzoi SPAK-un se nuk po merret me arrestimin e “peshkaqenëve” si Presidenti Ilir Meta, por me “cironka”. Deklaratës së tij iu përgjigj edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili tha se Prokuroria punon me kallëzime dhe jo deklarata politike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.