Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Rama i paralajmëroi se do merren masa ndëshkimore, flet Salianji: Kërcënon si Maduro, nga frika thotë…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji foli nga protestave e banorëve në Korçë.

Salainji tha se bllokimi i rrugëve në mënyrë simbolike nënkupton bllokimin e rrugës së Bashkimit Evropian, sipas tij nga kryeministri Edi Rama.

“Ju e shikoni që është një përshkallëzim i protestave. Është një bllokim i akseve nacionale në mënyrë simbolike në të gjithë Shqipërinë për të treguar se Edi Rama e ka bllokuar rrugën e Bashkimit Evropian dhe po e trajton Shqipërinë si një pronë personale. Me protestën e sotme, qytetarët i janë bashkuar protestës sepse bllokimi i përditshëm që qeveria u bën qytetarëve shqiptarë nuk është asnjë gjë në lidhje me protestën 2 orëshe”, tha ai.

Ish-deputeti deklaroi se nuk i frikësojnë paralajmërimet e Ramës se ndaj tyre do merren masa.

 “E vetmja gjë që di me siguri është që Edi Rama do të mbajë përgjegjësi penale jo vetëm për shkatërrimet dhe vjedhjet, por edhe për periudhën që është në agoni politike. Pa diskutim, që këto kërcënime janë njësoj si të Maduros në Venezuelë pasi i shtypi protestuesit, paralajmëroi burgosjen. Nuk ka asnjë qytetar të arrestuar nga protesta opozitare.  I vetmi që ndihet i frikësuar deri në palcë është Edi Rama, i cili nga frika e vet flet budallëqe që nuk i beson as vetë”, shtoi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img