Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama i paduruar: Të nisë menjëherë puna për Kodin Zgjedhor. Duhet konsensus 100% me opozitën jashtë-parlamentare, por nëse nuk arrihet…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

14a852f8793253bd37b457b0edf89c58

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Kuvendit të nisë sa më parë punën për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor, duke përsëritur edhe dy pikat më të rëndësishme, atë të hapjes së listave dhe koalicionet zgjedhore.

Në fjalën e tij të parë në Parlament, për këtë sesion, Rama tha se qeveria do të kërkojë t’i kryejë këto ndryshime me konsensusin 100% të opozitës jashtë parlamentare, por la të kuptohet se nëse ky konsensus nuk gjendet, puna e Parlamentit do të vazhdojë.

Kreu i qeverisë tha se është i gatshëm të pranojë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë, me kushtin e vetëm që të gjendet një mekanizëm i besueshëm që do të garantojë ekuilibrin gjinor.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ritakohemi këtu pas ndërprerjes, uroj që familjarisht të jeni të gjithë mirë. Në kushtet kur jemi dëshmitarë të një situate që befason shpesh. Në këtë fjalë do të përpiqem të prek shkurt disa nga pikat kryesore, duke filluar nga zgjedhjet, data 25 prill është data e zgjedhjeve, dhe mendoj që pa humbur asnjë minutë, bashkarisht përmes komisionit të ligjeve, dhe përfaqësuesit e të dy palëve, të hedhim në letër ato që do të jenë reflektimet e ndryshimeve që bëmë para kësaj ndërprerje në Kushtetutën e Shqipërisë, në Kodin Zgjedhor. Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë intensivisht me të gjithë fuqitë dhe të gjithë ekspertët në dispozicion. Nga njëra anë për mekanizmin e listave të hapura, ku na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur, mundësisht me një konsensus të plotë me opozitën jashtë parlamentit, por nga ana tjetër, detyrimisht një orë e më parë. Duhet të kërkojmë një konsensus 100% në kohë të shpejtë. Si dhe koalicionet parazgjedhore, të vendosen si një subjekt zgjedhor. I vetmi problem për ne, me hapjen e listave 100% është garantimi i ekuilibrit gjinor gjinor. Nëse kjo realizohet me një mekanizëm të besueshëm, nuk ka asnjë problem për ne. Por nëse nuk garantohet ekuilibri gjinor, nuk ka hapje 100%. Por besoj që kjo nuk është një sfidë e panjohur dhe që shfaqet për herë të parë. Bota ka eksperienca të njohura, ndaj jam i bindur dhe kam besim që me vullnet të mirë do të gjejmë një rrugë, në mënyrë që të gjitha palët të ndjehen të përfaqësuara.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img