Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama i nxori foton e sikletshme, Dash Shehi flet qejfmbetur: Nuk turpërohem se kam pirë me miqtë e mi! Kam defektet e mia, po ai ka ato budallaçkat përqark…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

379bd389d4a4e3f3e8658c0834b61b7c

Kreu i LZHK Dash Shehi, flet pas publikimit të fotos së tij nga kryeministri Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS. Rama bëri një krahasim me foto të kandidatëve të PD dhe PS.

Në një prej fotove ishte dhe Dash Shehi. Duke folur për Neës 24, ai tha se Rama ka kryefoto i zhveshur, ndërsa për veten tha se nuk turpërohet se ka pirë me miqtë e tij.

“Ky ka tribunën e tij atje përqark dhe ato budallaçkat…. Çfarë ka bërë ky për 8 vite. Për mua si person ka thënë ky me vite. Por unë jam një njeri që jam 30 vite në politikë. Unë kam defektet e mia, po nuk turpërohem. Nuk turpërohem unë se kam pirë me miqtë e mi”, tha ndër të tjera kreu i LZHK.

Pjesë nga fjala e Dash Shehit:

Po i them ekipit socialist se Edi Rama ka kryefoto: Është pa brekë burrë dhe grua. Zoti Rama mendon se po shfrytëzon këtë gallatën që do një pjesë e shqiptarëve.

Nuk do merremi me brekushet e Ramës, me nudizimn e Ramës. Nuk merremi me jetën personale. Zoti Rama atje nuk është si gallataxhi. Është atje si kryeministër i shqiptarëve. Dhe si i tillë duhet të përgjigjet për paratë, çka bërë në këto 8 vjet që kërkon mandat tjetër. Cfarë i ka dhënë rinisë shqiptare.

Ky ka tribunën e tij atje përqark dhe ato budallaçkat…. Çfarë ka bërë ky për 8 vite. Për mua si person ka thënë ky me vite. Por unë jam një njeri që jam 30 vite në politikë. Unë kam defektet e mia, po nuk turpërohem.

Nuk turpërohem unë se kam pirë me miqtë e mi.

Për tu turpëruar këtu është zoti Rama. Nga sot e tutje do ti kërkoj vetëm përgjigje ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Pse ky vend është në mizerie. Pse ikën rinia. Pse na lënë në dyert e Europës. Shqipëria ka përfunduar në shtegun lindor. Këtë duhet t’i kërkojmë në emër të shqiptarëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img