Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ironizon “lojën” e kryeministrit Edi Rama me homologun kosovar, Albin Kurti gjatë kongresit të partive progresiste europiane nw Berlin.
Në një postim në Facebook, Paloka e cilëson Ramën si “karafil” që as liderët europianë nuk e shohin më zbavitës. Më tej, demokrati shprehet se kreu i qeverisë me veprimet e tij po nxjerr keq shqiptarët.
“O Edvin ! O kaaaarafil ! Po për fat të mire po të njohin dhe të tjerët tani , përfshi ndërkombëtarët ! Se në fillim ju dukeshe ekzotik e si punë gaztori . Zbaviteshin me ty . Ndërsa tani po e kuptojnë dhe ata qe je thjeshtë një kaaaarafil ! Ne si shqiptarë prapë dalim keq, se per ata ti je kryeministri yne . Po shpresoj që do të çojmë atje ku të takon sa më shpejtë.”, shkruan Paloka.
Në Berlin, Rama nuk kurseu batutat as me kryeministrin Kosovar, Albin Kurti të cilit i mbylli sytë gjatë kongresit të partive progresiste europiane, duke i kërkuar ta identifikojë.
Rama e pyet: Gjeje kush jam unë? Me sa duket të pranishmit atje i kanë “pëshpëritur” në vesh Kurtit se kush ndodhej pas tij. E për pasojë mes batutash Rama u përgjigj: Duhet të më kishe gjetur vetë more jo me spiuna. “Ky më njeh mua prej burgut”, i tha Kurti Ramës.