Hapësire reklamuese

Politikë

Rama i LSI "shuplakë" të fortë qeverisë: Raporti i FMN sirenë alarmi për krizë në ekonomi, reflektoni sa më parë

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i Përgjithëm i LSI Luan Rama kritikon ashpër qeverinë për mosreagim nga raportit të Fondit Ndërkombëtar Monetar. Në një dalje për shtyp, në emër të LSi Rama i ka kërkuar qeverisë ta lexojë me seriozitet këtë raport dhe mbi të gjitha të reflektojë, pasi sipas tij, ai raport është një sirenë alarmi, paralajmërim për situatë krize në zhvillimin ekonomik.

“FMN publikoi para para disa ditësh një raport mbi vlerëasimin e transparencës fiskale, në funksion të transparencës tërhoqi vëmendjen për kujdes më të madh në monitorimin e indikatorëve që kanë impakt  në stabilitetin makro-ekonomik.

Do duhej një reagim zyrtar nga ana e qeverisë por duke shpresuar se do reagojë, në emër të LSI dhe përgjegjësive tona politike qeverisëse më lejoni të theksoj rëndësinë e vecantë dhe specifike të bashkëpunimit me FMN si institucioni më i rëndësishëm që në vite ka ndihmuar asistuar dhe mbikqyrur nga afër hapat e politikës qeverisëse”, tha Rama ndërsa u ndal te krizat që ka kaluar vendi ynë.

“Raporti i fundit i FMN kërkon seriozitet, maturi se sa herë kemi neglizhuar se sa herë se kemi trajtuar me seriozitet jemi ndeshur me situata krizash të zhvillimit ekonomik, krizën e 97 apo të qëndrimeve të disa viteve më parë.

Për LSI bashkëpunimi dhe respektimi i rekomandimeve të FMN është i rëndësishëm, i detyrueshëm”, tha sekretari i LSI ndërsa kërkoi :”Jo vetëm leximin por reflektimin e përgjegjshëm ndaj konstatimeve që bën raporti”.

“Paralajmërimi për rrezikun sirenë alarmi në politikat e sistemit fiskal, të kontrollit të deficitit publik, transparenca fiskale është një tjetër pikë që tërheq vëmendjen raporti. Ne insistojmë në kthimin e kësaj vlere në një standart konstant sepse është anormale, jo korrekte. Në vlerësimin tim alarmante 10 nga 36 rekomandimet nuk po zbatohen, nga rekomandimet e transparencës fiskale”, tha Rama ndërsa u ndal edhe te një tjetër pikë e raportit, primet koncensionare. Rama tha se “Privati duhet të marrë përsipër të investojë dhe mos jetë vetëm përfitues”.

“Ftoj qeverinë të reflektojë me përgjegjshmëri, ta lexojë drejt , më me seriozitet edhe se rekomandimet e Komisionit të Venecias”, përmbylli sekretari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu