Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Rama i LSI: Përshëndesim partitë shqiptare në Maqedoni për qëndrimin e unifikuar dhe bashkimin e një platformë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

76f342ce3f21f6f2823602c1b2578b03

LSI përmes nënkryetarit të saj Luan Rama përshëndet zhvillimet politike në Maqedoni, konkretisht deklaratën e përbashkët të partive shqiptare për krijimin e qeverisë së re.

“Levizja Socialiste per Integrim, duke ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet politike në Maqedoni përshëndet faktorin politik shqiptar në Maqedoni për qendrimin e unifikuar dhe bashkimin në një platformë të qartë e vizionare për rolin e tyre dhe përgjegjësinë që duhet të përmbushin, në funksion të mbrojtjes së të drejtave legjitime të shqiptareve në Maqedoni; mbështet qasjen e tyre të përgjegjshëm dhe angazhimin për bashkëpunim dhe kohezion të faktorit politik shqiptar; inkurajon  rritjen e rolit dhe të kontributit të forcave politike shqiptare që të vazhdojnë të punojnë pa u lodhur dhe me përkushtim atdhetar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, për rritjen e rolit të tyre si faktorë stabiliteti, prosperiteti dhe progresi të gjithanshëm të Maqedonise fqinje, ne te mire të konsolidimit te demokracise dhe të integrimit Europian te saj”, u shpreh Rama.

Në mbyllje, nënkryetari i LSI deklaroi: “ Lëizja Socialiste për Integrim shpreh bindjen e plotë se të gjithë aktorët dhe faktorët politike shqiptare do t’i përmbahen marrëveshjes së arritur dhe do të kontribuojnë në përmbushjen e saj, duke e konsideruar zbatimin e marrëveshjes së arritur pergjegjesi kombëtare”.

Më shumë

spot_img
spot_img