Hapësire reklamuese

Politikë

Rama i kërkoi dorëheqjen, flet Jorgo Goro: Do ketë zhvillime për të zgjidhur ngërçin

Shkruar nga Newsbomb
Rama i kërkoi dorëheqjen, flet Jorgo Goro: Do ketë zhvillime

Kreu aktual i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro ka reaguar për herë të parë pas mesazhit të Edi Ramës që kërkonte dorëheqjen e tij nga posti aktual.

Në një intervistë televizive ai tha se kërkesa e kryeministrit është e kuptueshme, teksa bën me dije se do të këtë zhvillime të reja për të zgjidhur ngërçin e krijuar që pas arrestimit të Fredi Belerit.

“E kuptueshme, do ketë zhvillime për të zgjidhur ngërçin”, tha ai.

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama, erdhi sot marrjes së vendimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për çështjen “Beleri”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh që të zgjidhet ngërçi ligjor që i referohet edhe GJKKO duket që Jorgo Goro, kryebashkiaku ende në zyrë, i cili nuk ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, duket të ndërpresë qëndrimi në detyre, pasi është kandidat humbës.

Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”, shkoi Rama në postin e tij.

Kujtojmë që zgjedhjet në Himarë i fitoi Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shit-blerje votash, ndërsa Bashkinë e drejton Jorgo Goro i PS, i cili humbi zgjedhjet e 14 majit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese