Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama i jep POROSINË e rëndësishme kandidatëve të tij dhe TREGON problemin e kundërshtarëve: Ju lutem është e rëndësishme! Kijeni parasysh mirë që…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ee143be269388150ec331899fd4fe295

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka dhënë disa porosi për fushatën kandidatëve për deputetë, gjatë një takimi virtual mesditën e sotme.

Me tone motivuese, Rama ka kërkuar nga kandidatët që të punojnë fort në grup dhe individualisht, “derë më derë”, “media më media” dhe kudo ku munden të komunikojnë me qytetarët, tha ai.

Rama u dha kandidatëve të tij edhe një porosi, duke treguar “problemin” që sipas tij kanë kundërshtarët politikë. “Kijeni mirë parasysh që problemi ynë më i madh në këtë ndeshje janë kundërshtarët e çorganizuar, të çoroditur”, tha Rama duke shtuar se kjo mund të demoralizojë kandidatët e PS.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Harrojini sondazhet, harrojini sa shumë kemi bërë në këto dy mandate, harrojini të gjitha. Sepse ndeshja jonë fitohet kur të gjitha votat hyjnë në kuti. Deri atëherë jemi zero me zero, ndaj të fokusohemi te puna që ka gjithësecili dhe te detyra e përbashkët. Qytet më qytet, fshat më fshat, derë më derë, media më media, rrjet social më rrjet socia, në çdo dritare të mundshme të komunikimit.

Kijeni mirë parasysh! Ju lutem është shumë e rëndësishme. Kijeni mirë parasysh që problemi ynë më i madh në këtë ndeshje janë kundërshtarët e çorganizuar, të çoroditur. Të cilët deri tani e ka parë e gjithë Shqipëria, tash katër vjet, kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen. Programe pa lidhje, lidership pa karakter dhe një ekip i mos o zotshëm, që ngjan si një parking i makinave të vjetra. Luli si roje parkingu që fle gjumë, dhe Monika që i bie bories për ta ndaluar makinën tonë. Janë problem përballë një skuadre të tillë, sepse duhen gjetur motivim ekstra përballë atyre. Fokusohuni te objektivat, pasojeni topin sa më shumë, të gjithë në sulm përballë atyre që kudo ku shfaqen kërkojnë shesh për të bërë përshesh.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img