Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Rama i jep ‘OK’ Metës: Të hënën gati të shkoj vetë në Këshillin Politik, po erdhi LB apo IM do jetë më mirë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cef210fb040f17004d9a9b7d804e2c65

Kryeministri Edi Rama thotë se është i gatshëm që ndryshimet kushtetuese të diskutohen në Këshillin Politik, ashtu siç Meta sugjeroi sot në takimin e mëngjesit me kreun e PD Lulzim Basha.

 

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë prerë se PS nuk ka asnjë detyrim ndaj PD dhe LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit e megjithatë duket se kërkon të bindë palët për ndryshimet Kushtetuese.

“PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s’ka si të jetë kundër, madje megjithë OP në tryezë”, shkruan Rama teksa shton se është gati që të hënën të shkojë vetë në Këshillin Politik ku fton edhe Ilir Metën me Lulzim Bashën.

“PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD LSI OP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën”, shkruan Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img