Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama i jep ‘leje’ Luljeta Bozos: Të na e shkulësh veshin, por mos na e këput

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a989f2404c8bb17e34bec746ee6dd80f

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidaten e re për deputete të Partisë Socialiste, inxhinieren e njohur Luljeta Bozo.

Rama e falenderoi për pranimin e ftesës dhe u shpreh i entuziazmuar për kandidimin e saj.

Gjatë fjalës së tij, Rama i dha leje që t’u tërhiqte veshin në rast nevoje.

“Nëse dikush mendon se ne morëm paratë me thes në Bruksel dhe erdhën këtu duhet të dijë që paratë e dhëna nga donatorët administrohen po nga donatorët. Projektet I bën Bashkimi Europian. Në gjithë këtë proces ne dhe kemi mësuar. Ne kemi rritur më shumë. Në aspektin që larg qoftë të ndodhë prapë dhe do na jepej mundësia të fillonim aty ku filluam do e bënim më mirë.

Përsosmëria nuk arrihet kurrë por të metat dhe gabime janë të pashmangshme. E rëndësishme është të mos bëjmë të njëjta gabime por të bëjmë gabime të reja. Të falënderoj shumë që u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove nuk the jo për të qenë pjesë e skuadrës sonë të 25 Prillit.

Ne do kemi një përfaqësues të një shtrese të gjerë shoqërore të gjyshërve dhe gjysheve që ka akoma shumë për të dhënë që nga eksperienca e vet jo vetëm si nënë, gjyshe dhe stërgjyshe do jesh një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin me kujdes që të mos e na e këpusësh.

Luljeta është simbol i përpjekjes solidare i shqiptarëve që u bënë bashkë në ato momente të tmerrshme dhe mishërimi i ambicies sonë të dëshirës së madhe që skuadra jonë në parlament të jenë sa më shumë në sinkron me njerëzit. Për herë të parë në këtë histori pensionistët do të kenë njeriun e tyre aty. Kur kam thënë që do kemi njerëz të rinj nuk kam pasur parasysh moshat e reja”,- tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img