Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Rama i hedh thumba Metës: Ti nuk e di, por patronazhistët e dinë që ti je kokë e këmbë në fushatë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tiranë, tek Bulevardi Zogu i Parë, përballë fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Rama është ndalur edhe tek presidenti Ilir Meta, ku pa i përmendur emrin, ka thënë se ai është i përfshirë kokë e këmbë në fushatë.

Sipas tij, të gjithë patronazhistët e dinë që Meta është i përfshirë kokë e këmbë në fushatë.

Por, sipas Ramës, ai do të dalë nga kjo fushatë i qethur dhe i rruar.

“U them disa drejtuesve të SHIKUT të kohës, u them disa drejtuesve të doganave dhe tatimeve të kohës. Të asaj kohe që nuk ka për t’u rikthyer me 25 prill. U them disa shefave të asaj policisë së kohës që i lanë policët rrugëve duke ngrënë fara luledielli nëpër kryqëzime edhe që për vete e përdorën uniformën e policisë për grabitje. Ne e dimë që ju jeni nëpër ato makina.

I them edhe atij drejtorit të baseteve të kohës bashkë me vullnetarët që kanë humbur licencat  e basteve, ne ua dimë targën e makinës.

Dhe kur them në jo regjimi, po patronazhimi. Unë e di shumë mirë se çfarë do të ndodhi pas kësaj. Bastet janë të ndaluara në Shqipëri, po mbajeni mend me të mbaruar kjo do të vijë një klithëm nga Vlora. Vetë ai edhe do thotë po më detyroni të bëj atë që se kam bërë kurrë që të përfshihem në fushatë bashkë me doktorin e madh.

Që ti je futur kokë e këmbë në fushatë këtë e di çdo patronazhist. Po atë që nuk di që patronazhistët e dinë dhe që nuk ka patronazhist që nuk e di, është që ti do të dalësh nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”,- tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img