Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Rama i drejtohet skrapallinjve: Ju e bëtë Ilir Metën ai që është sot. Babai që ka dalë nga shtëpia dhe po çmend lagjen. Duhet ta mblidhni

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Kreut të Shtetit nga vendlindja e tij, Skrapari, lidhur me replikat e fundit që kanë pasur mes njeri-tjetrit dy njerëzit më të rëndësishëm të vendit.

Kryeministri disi me ironi “ia vuri fajin” skrapallinjve pasi sipas tij, ata dhe ky vend e bëri Metën ai që është sot.

Kreu i PS tha se Iliri është si ai babai i lajthitur që del nga shtëpi dhe çmend lagjen, ndaj dhe është detyra e familjes që ta mbledhi në shtëpi, duke i kërkuar në një farë mënyre Skraparit votën kundër LSi dhe gjithë opozitës.

Edi Rama: Në ato momente duhet të zgjidhnim presidentin, Luli ishte në çadër, Ilirin kishim ne brenda dhe Iliri kishte votat për të bërë presidentin. Se unë e di që ai s’është Vojo Kushi dhe ai vetë e di që s’është Vojo Kushi. E imagjinoni ju të dekorohet heroi i popullit si mund të dali një president 5 vjet aty dhe i jep dekoratë heroit të popullit. Ai është në varrezat e dëshmorëve ky i jep dekoratë. Ç’a e bën mjeshtër arti, mjeshtër sporti? Pse? Sa herë e kap ankthi shpërndan dekorata se kujton se do vijnë heronjtë e popullit dhe ky do t’i prijë. Iliri ishte aty me votat e tij dhe ishta kandidati më i mirë në atë kohë e kam thënë unë. Nuk mund të gjenim kandidat më të mirë. Natyrisht që nuk  imagjinoja me thënë të drejtën deri te Vojo kushi nuk e imagjinoja që Meta do katandisej në këtë pikë. Pa Skraparin Meta do ishte askushi, pa Skarparin s’do e njihte askush ishte ky vend që e bëri Ilir Metën, Ilir Meta. Mirëpo sot është ky vend që duhet t’i thotë Ilir Metës e ke tepruar është koha të shohësh punët e tua se me punët e vendin ti nuk duhet të përzihesh është i vetmi në historinë e Shqipërisë 30 vjeç kryeministër, 40 vjeç kryetar kuvendi dhe 50 vjeç president nuk ka Shqipëria të tjera këto janë më të lartat të shtetit në kushtetutën e Shqipërisë. Simboli i unitetit, garanti i kushtetutës, babai i kombit. Por kur babai del nga shtëpia në lagje dhe çmend lagjen. Mblidheni në shtëpinë e tij. Më sensin e shtëpisë në lidhje me atë që keni në dorë sepse ju e keni çuar Metën atje sepse pa ju do ishte askushi. Unë jam i bindur që sot shumë nga ju jeni pishman dhe të keqardhur. Jeni në vështirësi në pozitë të vështirë. E dëgjoni tani Monikën që thotë do marri 40 deputetë? Do merrte 60 po do i lëri Lulit ca deputetë. PS do i fitojë zgjedhjet, do ketë shumicën absolute dhe do qeverisi Shqipërinë. Kjo mollë e kalbur duhet flakur një herë e mirë nga vendi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img