Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
24 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama i dhuron homologut francez fanellën e Kombëtares shqiptare, tre fjalë të shkruajtura mbi të

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cd379d8d7adafd02ed6986d01c3231bd

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot (03.12) një vizitë zyrtare në Paris ku është takuar me homologun francez Manuel Vllas.

Gjatë takimit Rama i ka dhuruar Vllas një fanellë të Kombëtares shqiptare ku mbi të shkruhej “liri, barazi, vëllazëri” (Liberté, égalité, fraternité), që është edhe moto kombëtare e Francës.

Kryeministri ynë njihet si një politikan që luan fort me “PR” dhe këto detaje tërheqin jo pak vëmendje në shtyp dhe te publiku, por përveç fanellës një tjetër detaj i rëndësishëm është edhe përfaqësimi i Ramës në Paris me flamurin e deformuar shqiptar, një problem ky që mesa duket nuk u bën më përshtypje zyrtarëve shqiptar.

Postimi i Ramës:

Sot në Paris, me ftesë të Kryeministrit francez Manuel Valls, për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe kulturës.

Shqipëria me traditën e saj të vëllazërisë fetare, është një shembull i shkëlqyer se bashkëjetesa europiane mes besimeve është jo vetëm e dëshirueshme po edhe plotësisht e mundur dhe është koha që respekti ndaj fesë së tjetrit të promovohet jo vetëm në shoqëri po edhe në sistemin e edukimit. Kjo temë zuri një vend të veçantë në bisedë, ndërkohë që kryeministri Valls shprehu konsiderata të larta për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e bashkimit me Familjen Europiane.

Ai shprehu mbështetjen e plotë të Francës për Shqipërinë në këtë rrugë drejt çeljes së negociatave, duke vënë theksin tek reforma në drejtësi si kyç për të hyrë në këtë fazë të re të integrimit. Duke e çmuar mbështetjen solidare të Shqipërisë ndaj Francës në betejën kundër terrorizmit si edhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve në këtë fushë, kryeministri Valls nënvizoi se populli francez i është thellësisht mirënjohës popullit shqiptar për solidaritetin e fortë pas ngjarjeve që përgjakën Francën dy herë gjatë këtij viti.

12345638_10153347330281523_4591238613572411522_n.jpg

Lexo edhe: Në SHBA shqiptarët heqin nga tregu flamurin e deformuar, nëntori muaji i trashëgimisë shqiptare

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img