Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Rama i ‘demaskoi’ bizneset që u ankuan për ‘pagë lufte’, por Basha nuk ndalet, takon fermerët e Beratit: Qeveria i braktisi

spot_img

Lajme të ngjashëm

f6e681d931f29fcf748272f75bf98397

Pasi kryeministri Edi Rama ‘demaskoi’ me rradhë biznesmenët e vegjël që iu ankuan kryedemokratit Lulzim Basha se nuk kishin marrë pagë lufte, ky i fundit ka zbritur në Berat aty ku po zhvillon takim me fermerët.

Basha përmes një postimi në “facebook” shkruan se gjatë takimeve me fermerët ata i janë ankuar për shqetësimet dhe vështirësitë me të cilat përballen pas pandemisë. “Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg. Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën”, shkruan Basha.

Postimi i Bashës: Në Berat takova dhjetra fermerë që më treguan për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që përballen çdo ditë.

Janë familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg. Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën.

Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit.

Asnjë subvencion për produktet e tyre, ndërkohë që çmimet janë rritur e nafta është më e shtrenjta në rajon.

RAMAVIRUSI nuk mund t’i mbulojë dështimet e tij fatale për bujqësinë me gënjeshtrat e dala boje.

Ne kemi një plan të detajuar për t’a nxjerrë bujqësinë nga kriza e për t’a shndërruar në një sektor fitimprurës për fermerët dhe vendin.

Do t’a nisim me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas.

Bashkë do t’i japim shqiptarëve një qeveri normale që garanton shanse të barabarta për ta dhe normalitet e punësim.

Më shumë

spot_img