Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
37 %
1kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Rama i delegoi detyrën Cakajt, por s’e lë të punojë. I hoqi nga duart ‘mundësinë e artë’

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, menjëherë pasi u betua si ministër i Jashtëm, vendosi t’ia delegojë detyrat Gent Cakajt, megjithatë duket se s’po i lë hapësirë të prezantohet në arenën ndërkombëtare.

Cakaj kishte sot një mundësi ‘të artë’, të prezantohej botërisht si ministri ‘de facto’ shqiptar i Europës dhe Punëve të Jashtme, por Rama ia ka hequr nga dora.

Bëhet fjalë për vendimin e Shqipërisë për të njohur liderin opozitar të Venezuelës, Juan Guaido, si presidentin e përkohshëm. I pari lider botëror që vendosi të mbështesë Guaidon, dhe të quajë lidershipin e Nicolas Maduro si jolegjitim ishte Donald Trump.

Përveç se në republikat presidenciale, në ato parlamentare, një njoftim të tillë kaq të rëndësishëm e ka bërë ministri përkatës i Jashtëm. Këtu përjashtim bën vetëm Shqipëria.

Të njëjtin njoftim në Kosovë e bëri ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ndërsa kujtojmë se ishte Ditmir Bushati ai që sqaroi i pari qëndrimin e Shqipërisë për votën kundër Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit në OKB.

Sigurisht që Rama e ka ditur se kjo do të ishte një tjetër mundësi perfekte për t’u bërë lajm në mbarë botën duke marrë vëmendjen të gjithën për vete, dhe kjo duket qartë edhe në impaktin e njoftimit të tij në rrjetin social Twitter, duke e lënë Cakajn në hije një ditë pasi i delegoi detyrën e rëndësishme.

chgfrjgfnmhjtrmrmtm.jpg

Më shumë