Hapësire reklamuese

Politikë

Rama i del në mbrojte Blendi Gonxhes pas denoncimit të Metës: Krenar që kemi drejtues si ai, është komunikimi që kam kërkuar

Shkruar nga Newsbomb
Rama i del në mbrojte Blendi Gonxhes pas denoncimit të Metës:

Kryeministri Edi Rama, teksa ndodhet në takim me qytetarët e njësisë 5 në Tiranë, ka sulmuar ashpër presidentin Ilir Meta, pas takimit që bëri dje me një biznesmen.

Biznezmeni Erion Mane akuzonte Blendi Gonxhes se i kishte bërë bllok dhe se nuk e kishte ndihmuar, aspi kishte zbuluar se ishte me LSI.

Në lidhje me këtë kryeministri u shpreh ishte krenar për mënyrën e komunikimit të tij me biznesmenin.

“E patë dje, nxori atje një dordolec, e nxori si viktimë të survejimit dhe tregoi medemek faktet, po cilat ishin faktet. Faktet ishin ato që mua më bëjnë krenar, që ne kemi drejtues si Blendi Gonxhja, të cilët iu thonë atyre që kanë hall ‘nuk ke nevojë, se unë jam këtu për ty’, ju ofrojnë mbështetje.

 Ju e patë të gjithë komunikimin, ai është komunikimi që kam kërkuar dhe që e kërkoj përditë në të gjitha institucionet. Ajo që Ilir Meta nuk tregoi në atë komunikim ishte video që Blendi Gonxhe i kishte dërguar viktimës, ku del se vëllai i Monikës paskej pasur një vend pëllumbash, ku cdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur,” tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.