Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Rama i çoi emrin e vet Metës për ministër të Jashtëm, ja kush do e takojë sot homologun italian

spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa ministria e Jashtme është bërë shkak i ngërçit Kryeministri-Presidencë, ministri Bushati vijon me detyrën e tij.

Burime nga ky institucion bëjnë me dije se Bushati do të presë sot në një takim zyrtar homologun e tij italian Enzo Moavero Milanesi.

Takimi është paralajmëruar të mbahet në orën 12:00.

Temat në qendër të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe midis dy Vendeve, perspektiva e integrimit evropian të Shqipërisë dhe çështjet rajonale.

 Ndërkaq, në ora ‪13:30 minuta, të dy ministrat do të dalin në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se kryeministri Rama i propozoi dje Metës emrin e tij për të mbajtur përkohësisht postin e ministrit të Jashtëm.

Më shumë




spot_img








spot_img