Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Rama i bën thirrje për ndihmë turqve: Miku duhet për ditë të vështira, Kurani i njerëzimit na mëson të përballojmë katastrofat

spot_img

Lajme të ngjashëm

4c83421570ed2cba63d91a631fa9756d

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë për investimet publike e private në Stamboll.

 

 Ai i ka kërkuar ndihmë të gjitha shteteve, për Shqipërinë dhe të prekurit nga tëermeti.

Rama nuk ka nguruar të falenderojë edhe Turqinë, duke e konsideruar një mik që duhet për ditë të vështira.

Kryeministri është shprehur se ashtu si Turqia ia doli duke ndihmuar Izmrin na tërmeti i vitit 1990, ashtu edhe Sqhipëria me ndihmën e miqve do t’ia dal për të ndihmaur Durrësin.

‘Të gjithë janë solidarizuar nga tërmeti.

Të moshuar me një pension prej 200 dollarësh në muaj kanë ofruar ndihmë fqinjëve të pastresë. Nënat kanë liruar shtretërit për fëmijët jetimë. Rinia po ashtu ka kontribuar vazhdimisht.

Siç thotë edhe poema turke ’Në pyjet e netëve me borë, fuqija jonë për të jetuar duke e ditur se do të vdesim.

Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten, por kjo dritë ka ardhur. Dhe siç thotë edhe thënia e vjetër ‘Të ecësh në errësirë me një mik është më mirë se vetëm në dritë’. Duke falenderuar Turqinë, për këtë kam ardhur këtu. Kurani i njerëzimit na mëson të përballojmë katastrofat. Duke ju bashkuar shqiptarëve të mi në sfidën ‘Zot mbaje dorën’, po lutem me ta.

Edhe me ndihmën tuaj do të beëjmë për Durrësin, atë që Turqia bëri për Izmirin në 1990. Nga të dhënat tona, shumica e banesave janë të pabanueshmë dhe aty kanë jetuar shumë familje.

Më lejoni tju kërkoj ndihmë me anë të disa vargjeve nga kurani dhe duke kërkuar falje që ndërhyra nga një vend që ndoshta askush nuk e njeh, dua t’ju falenderoj ju dhe zotin Erdogan. Zoti ju bekoftë!’, tha ndër të tjera Rama.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img