Hapësire reklamuese

Politikë

Rama hoqi me ‘një të rënë të lapsit’ 7 ministra, Shqipëria mbetet pa qeveri për 1 muaj

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_208387" align="alignnone" width=""]Ministrat e rinj[/caption]

Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme, brenda 30 minutash shkarkoi direkt nga Asambleja e PS 7 ministra dhe zëvendëskryeministren duke bërë me dije edhe zëvendësuesit e tyre.

Por ndërkaq, ministrat e rinj ende nuk janë dekretuar e për rrjedhojë ende nuk e kanë marrë zyrtarisht detyrën. Sipas afatit të përcaktuar në Kushtetutë, Meta ka 7 ditë kohë të dekretojë ministrat nga momenti që i mbërrin kërkesa nga kryeministria.

Nga ana tjetër Parlamenti është mbyllur dhe puna do të rinisë më datë 21 janar. Vetëm atëherë do mund të votohet për shkarkimin e ministrave dhe emërimin e të rinjve.

Kësisoj, janë 25 ditë që e zhysin vendin në agoni pasi gjatë kësaj periudhe ministrat e shkarkuar nuk do jenë aktiv. Për më tepër, një ministër në ikje nuk ka të njëjtin autoritet sikurse kur është në detyrë.

Sigurisht, kryeministri ka qenë koshient për periudhën 25 ditore të pushimeve e megjithatë ka vendosur të rrezikojë.

Se si do e kalojë këtë fazë pa qeverisje, mbetet për t’u parë në vazhdim.

LEXO EDHE RAMA SHKARKOI 7 MINISTRA DHE NUMRIN 2 TË QEVERISË, I DHA POSTET E RËNDËSISHME BRAÇES E SPIROPALIT (LOT NË SYTË E NIKOLLËS E AHMETAJT)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.