Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme, brenda 30 minutash shkarkoi direkt nga Asambleja e PS 7 ministra dhe zëvendëskryeministren duke bërë me dije edhe zëvendësuesit e tyre.
Por ndërkaq, ministrat e rinj ende nuk janë dekretuar e për rrjedhojë ende nuk e kanë marrë zyrtarisht detyrën. Sipas afatit të përcaktuar në Kushtetutë, Meta ka 7 ditë kohë të dekretojë ministrat nga momenti që i mbërrin kërkesa nga kryeministria.
Nga ana tjetër Parlamenti është mbyllur dhe puna do të rinisë më datë 21 janar. Vetëm atëherë do mund të votohet për shkarkimin e ministrave dhe emërimin e të rinjve.
Kësisoj, janë 25 ditë që e zhysin vendin në agoni pasi gjatë kësaj periudhe ministrat e shkarkuar nuk do jenë aktiv. Për më tepër, një ministër në ikje nuk ka të njëjtin autoritet sikurse kur është në detyrë.
Sigurisht, kryeministri ka qenë koshient për periudhën 25 ditore të pushimeve e megjithatë ka vendosur të rrezikojë.
Se si do e kalojë këtë fazë pa qeverisje, mbetet për t’u parë në vazhdim.